Uncategorized

Programi për punë vullnetare në CNVP Maqedoni

CNVP-Organizata e lidhjes së vlerave natyrore dhe individëve, si një shoqatë civile, në mbështetje të Ligjit mbi angazhimin vullnetar organizon punë vullnetare në zyrën e saj në Shkup. Me përfshirjen e vullnetarëve në punën tonë kemi për qëllim përmirësimin e cilësisë së punës dhe njëkohësisht bëjmë promovimin e vullnetarizmit dhe përgjegjësisë shoqërore tek të rinjtë dhe të rinjtë profesionistë në bashkësinë. Njëkohësisht forcojmë kapacitetet dhe shkathtësitë e vullnetarëve dhe u mundësojmë të fitojnë njohuri dhe përvojë plotësuese.

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta të organizatës është paraparë të angazhohet një vullnetar (mashkull ose femër) që do të përfshihet në mënyrë aktive në punën e organizatës. Individi i zgjedhur do të ketë mundësi të fitojë përvojë praktike në fushat si më poshtë:

  • punë në projekte të financuara nga donatorë të ndryshëm,
  • komunikim dhe bashkëpunim me organizata të tjera civile, fondacione dhe institucione, përfshirë edhe Bashkimin Evropian,
  • organizim eventesh, konsultime me palët e interesuara dhe zhvillim kërkimesh dhe analizash,
  • përmirësim dhe përforcim të kapaciteteve personale,
  • sigurim të njohurive dhe përvojave të reja,
  • sigurim përvoje gjatë punës në ekip dhe në projekte,
  • udhëtime,
  • pjesëmarrje në konferenca, seminare dhe ngjarje të tjera arsimore (fitim certifikatash),
  • mundësi punësimi në rast se do të fitohet mbështetje financiare.

CNVP Maqedoni organizon programin e vullnetarizmit në ambientet e saj në Shkup. Do të angazhohet një individ (mashkull ose femër) për një periudhë 6-muajore. Individi i zgjedhur do të angazhohet rreth 40 orë në javë. Për mbulimin e shpenzimeve të ushqimit dhe transportit individët e zgjedhur do të perfitojë një shumë mujore prej 9000 denarë. Detyrat kryesore të individëve të zgjedhur kanë të bëjnë me projektin MOVING Horizon 2020, si më poshtë vijon:

  • përgatitje të materialeve informative lidhur me aktivitetet dhe iniciativat e organizatës;
  • monitorim të publikimeve/eventeve mediale me interes për projektin dhe organizatën;
  • mbështetje lidhur me kërkimet dhe analizat;
  • mbështetje lidhur me organizimin e trajnimeve dhe eventeve;
  • prani në takimet dhe mbledhjet me organizatat / institucionet partnere;
  • aktivitete të tjera lidhur me funksionimin e organizatës

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret si më poshtë:

  • Njohja e gjuhës angleze është me rëndësi thelbësore;
  • Njohuri kompjuterike të mira (Microsoft Word, Excel, PowerPoint);
  • Aftësi të mira komunikimi dhe aftësi për të respektuar afatet;
  • Të interesuarit duhet të jenë nën moshën 30-vjeçe.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar një letër motivimi (në gjuhën angleze) dhe biografi profesionale (CV) në e-mailin nehat.ramadani@cnvp-eu.org deri më 05.10.2021

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e zgjedhur.